Kosovë, më pak se dy orë para mbylljes së qendrave të votimeve, 27.55% është pjesmarrja
KQZ ka publikuar të dhënat e radhës nga numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë deri në ora 17:34 në raundin e dytë për balotazhin e zgjedhjeve lokale.
Kur kanë mbetur më pak se dy orë deri te mbyllja e qendrave të votimit në 18 komunat ku po organizohet balotazhi në Kosovë, numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë deri tani në votim është 362 mijë e 753, transmeton KosovaPress.
Ky numër (362 mijë e 753) i votuesve paraqet 27.55% të numrit të përgjithshëm të qytetarëve që kanë dalur për të votuar deri tani.
Kujtojmë që nga 18 komunat ku organizohet balotazhi të drejtë vote kanë 1 milion e 316 mijë e 672 qytetarë.
Në kryeqytet deri tani kanë votuar 78 mijë e 376 qytetarë nga 222 mijë e 418 me të drejtë vote apo 35.24%./KosovaPress.
/Kosovapress/
KOHA JONË SONDAZH

