Kosovë/ Operacion policor në Ministrinë e Bujqësisë, ka të arrestuar

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, saktësisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Telegrafi mëson se në aksionin që po zhvillohet në AZHB, është arrestuar ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha, i cili është në këtë pozitë nga shkurti i vitit 2020.

Aksioni është duke vazhduar, ndërkaq pritet arrestimi i tetë zyrtarëve në këtë ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani i cili tha:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?