Kosovë, Opozita hedh gaz lotsjellës në seancë

Ka zgjatur vetëm dy orë normaliteti në sallën e Kuvendit të Kosovës, më pas opozita ka hedhur sërish gazlotsjellës, duke penguar votimin për Presidentin e Kosovës.

Gaz lotsjellës u hodh për të kundërshtuar dhe shpreh pakënaqësinë e tyre ndaj procesit për zgjedhjen e Thaçit president i Kosovës.

Dy deputetë kanë prezantuar kandidatët për president, Hashim Thaçi dhe Rafet Rama – të dy nga PDK-ja. Të pranishëm në sallë janë 104 deputetë.

Ndërsa opozita kreu i VV, Visar Ymeri tha se nëse Thaçi zgjidhet President, kjo do të thotë se ai ka marrë bekimin e Vuçiçit.

SHKARKO APP