Kosovë, parlament, gaz lotsjellës, policë dhe deputetë
Sipas këtij vendimi ata nuk do të lejohen të marrin pjesë në seanca, e cila pritet të fillojë pas pak.
Opozita nuk lejohet të hyjë
Deputetët e opozitës nuk po lejohen që të shkojnë tek salla ku do të mbahet seancës plenare. Tek hyrjet e sallës shihen kudo forca të sigurisë dhe policë.
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë, thotë se është duke u dëmtuar shteti ligjor. Ai thekson se Kuvendi po destabilizohet, nga pafuqia dhe dredhia jashtë Kuvendit.
Në mbledhjen e Kuvendit nuk pati vullnet që të ndalohet kjo situatë. Seanca e Kuvendit do të vazhdoj për 30 minuta përkatësisht në orën 13.
Vazhdimi i seancës do të mbahet në sallën e rregullt të seancave plenare dhe jo në sallën alternative. Kjo është arritur me marrëveshje ndërmjet partive të pozitës.
* * * *
Dy deputetët e Partive opozitare, Ismail Kurteshi nga Vetëvendosje dhe Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën, kanë qenë ata që e kanë hedhur gazin lotsjellës.
Në këto momente është duke u mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
Deputetët e pozitës kanë filluar të shkojnë në sallën e improvizuar ku pritet të mbahet séance. Në këto momente është duke u mbajtur mbledhja e Kryesisë. Në mbledhjen e Kryesisë është e pranishme edhe deputetja Aida Dërguti.
Sigurimi ka bllokuar shkallët që qojnë për tek salla alternative ku pritet të mbahet seanca.
Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, ka deklaruar se duhet të tërhiqen marrëveshjet. Ai ka thënë se do të tentojnë të shkojnë edhe lart për ta penguar mbajtjen e seancës.
Ndërkohë, deri më tani dihet se Deputeti Fisnik Ismaili, është arrestuar nga Policia dhe nuk është lejuar të hyj në Kuvend.
Deputeti Haxhi Shala dhe Ismail Kurteshi kanë gjuajtur gazë lotsjellës në sallën ku mbahet seanca.
Seanca është ndërprerë dhe pozita ka lëshuar seancën. Për momentinnë sallë janë sigurimi dhe një pjesë e opozitës.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se do të mundohen të hyjnë edhe në sallën alternative të Kuvendit, dhe nuk do të lejojnë mbajtjen e seancave të Kuvendit.
Opozita sërish nuk ka lejuar mbajtjen e Seancës Plenare të Kuvendit të Kosovës. Ata kanë pamundësuar zhvillimin e seancës duke hedhur gazlotsjellës. Sikurse edhe herëve të kaluara, amientet e Kuvendit të Kosovës, janë mbushur me aromën e gazit lotsjellës.
Pas gjuajtjeve me shishe në seancat e kaluara, Kuvendi ka vendosur që deputetët më mos të kenë shishe me ujë.
Po ashtu, edhe sigurimi janë futur kanë hyrë në sallën e seancave.
Në Kuvend gazetarëve ua kontrollojnë edhe kuletat
Kontrollet në hyrje të Kuvendit janë ashpërsuar edhe më tepër gjatë ditës së sotme.
Përveç deputetëve dhe punëtorëve tjerë në Kuvendin e Kosovës, ashpër po kontrollohen edhe gazetarët dhe kameramanët.
Një gazetar njofton se Policia ia ka kontrolluar edhe kuletën.
Deputetja Aida Dërguti iu tha forcave të sigurisë se nuk e kanë vendin në sallë, ndërsa sigurimi e shtyu atë duke tentuar ta arrestoj, por nuk lejuan kolegët e saj nga opozita.
Ndërkohë, në sallë po shihen teksa po hyjnë edhe deputetët e pozitës si dhe anëtarë të kabinetit qeveritarë, Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi.
Disa nga deputetë të opozitës tentuan ta bllokojnë foltoren por nuk u lejuan nga sigurimi i vendosur si barrikadë për ta pamundësuar bllokimi e foltores.
Fisnik Ismajli nuk po lejohet të hyjë në sallën e seancave
Dyshimet se Fisnik Ismajli mund të ketë të fshehur dicka në rrobat e tij, kanë bërë që sigurimi i Kuvendit ta ndalojë në hyrje atë.
Ai nuk po lejohet që të kaloj deri sa të vërtetohet që është i parrezikshëm për mbarvajtjen e seancës.
Haradinaj paralajmëron se seanca nuk do të mbahet
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, sapo ka kaluar kontrollin në hyrje të Kuvendit dhe po bëhet gati për të hyrë në sallën e mbledhjeve.
Ai, nuk është prononcuar për media por u ka thënë gazetarëve se do të dalë shumë shpejt, pasi seanca nuk do të zgjas shumë.
“Shihemi për pak se nuk do të zgjas seanca shumë”, tha Haradinaj.
Opozita detyrohet të hyjë në Kuvend nga një anë tjetër
Deputetët e partive opozitare janë detyruar që në sallën e Kuvendit të hyjnë nga pjesa ku zakonisht hyjnë gazetarët.
E për këtë arsye, edhe deputetët e opozitës janë duke pritur në rend që të hyjnë në sallën kryesore të Kuvendit.
Megjithatë nuk bëhet fjalë për ndonjë problem, por vetëm masa të shtuara të sigurisë.
Hyn edhe opozita
Deputetët e subjekteve politike opozitare kanë filluar të hyjnë në sallë. Ndër ta edhe Ramush Haradinaj e Visar Ymeri.
Në dy hyrjet e sallës së Seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, po qëndrojnë forca të sigurisë së Kuvendit. Sigurimi është duke ushtruar një kontroll të rreptë për të gjithë ata që po hyjnë në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq, deri më tash 10 minuta para fillimit të seancës, nuk është parë ende asnjë deputet të hyjë në sallë.
Përveç shumë automjeteve të Policisë së Kosovës, në oborrin e Kuvendit të Kosovës janë parë edhe dy vetura të KFOR-it.
Po sjellim disa fotografi, ku shihet se oborri i Kuvendit të Kosovës është i mbushur me pjesëtar të Policisë së Kosovës.
Rrethohet Kuvendi nga Policia
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka deklaruar se opozita nuk do të deklarohen lidhur me atë që do të ndodhë në seancën e sotme. Ajo ka thënë se lidhur me këtë mbetet të shihet se çfarë do të bëjnë.
Rreth një orë para nisjes së Seancës plenare, Brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës, shihet një numër i madh i policëve civil. Po ashtu, vihen re edhe po një numër i madh i policëve me maska kundër gazit lotsjellës. Siç na raporton fotoreporteri ynë, rruga për tek salla alternative, apo byfeja ku është mbajtur seanca herën e kaluar, është e bllokuar dhe nuk po lejohet askush të shkoj në drejtim të asaj salle.
Ndryshe, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka paralajmëruar mbajtjen e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, sot me fillim nga orë 11./BS
Veseli: Seanca në orën 11
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas takimit të kryesisë ka njoftuar se seanca plenare e Kuvendit do të nisë në ora 11:00.
Para seancës mblidhet Kryesia
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 09:00 për të caktuar rrjedhën e mëtutjeshme në lidhje me seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës.
Kjo mbledhje e Kryesisë mbahet para seancës së Kuvendit, e cila është parashikuar të procedohet sot në ora 11:00.
Ndër të tjera, për këtë seancë janë paraparë të diskutohen 35 pika të rendit të ditës, opozita ka paralajmëruar se sot do t’i bëjnë të ditur hapat që do t’i ndërmarrin në Kuvend.
Seanca me 35 pika të rendit të ditës, opozita ka paralajmëruar bllokadën e radhës
Kuvendi i Republikës së Kosovës për sot ka caktuar seance e radhës, në të cilën do të mungojë njëri nga deputetët më të zëshëm të opozitës, Albin Kurti i arrestuar të shtunën, më 28 nëntor, nga Policia e Kosovës.
Përderisa dihet që qëndrimi i opozitës vazhdon të jetë i njëjtë – mosmbajtje të seancave përderisa nuk tërhiqet Qeveria nga dy marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi – Kuvendi ka paralajmëruar edhe 35 pikat e rendit të ditës.
Sot do të duhet të diskutohet, shqyrtohet dhe votohet për një rend të ditës mjaft të ngjeshur për kuvendarët kosovarë, për çka gjasat janë të vogla që të zhvillohet normalisht.
Vendimin që të vazhdojnë me bllokadën e legjislativit liderët e tri partive opozitare parlamentare – Visar Ymeri i Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën, e kanë rikonfirmuar edhe gjatë konferencës së mbrëmshme të përbashkët për media, duke mos zbuluar se cilat mjete dhe metoda do t’i përdorin për arritjen e qëllimit.
Më poshtë sjellim të plotë rendin e ditës të paralajmëruar nga Kryesia e Kuvendit.
Kuvendi I Kosovës, Seanca e ditës së hënë, datë 30.11.2015, ora 11:00.
Rendi i Ditës
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut,
5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e Bashkëpunimit për Zhvillim: "KSV/018: Mbështetje Institucionale dhe Teknike për Sistemin e Furnizimit me Ujë në Rajonin e Mitrovicës",
6. Shqy rtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjet nr. 03/L-221, nr. 04/L-116 dhe nr. 04/L-194,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-042 për prokurimin publik të Republikës së Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-237,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë fetare në Kosovë,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mjekësinë Ligjore,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për patentë shofer,
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës,
16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik,
17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për letërnjoftimin,
18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Sigurimet,
19. Zgjedhja e një anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
20. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
21. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit të posaçëm për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
22. Emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,
23. Emërimi i anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,
24. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Jashtme për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin Konsullor, të misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës,
25. Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2014,
26. Shqyrtimi i Raportit për gjend jen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015,
27. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për personat e verbër,
28. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014,
29. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Integrimeve Evropiane për vitin 2014,
30. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit të performansës për mirëmbajtjen dhe servisimin e veturave zyrtare, si dhe raportit të auditimit të pasqyrave financiare për Ministrinë e Administratës Publike, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës për vitin 2014,
31. Shqyrtimi i rekomandimeve li dhur me raportin e auditimit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014,
32. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me pozitën aktuale të prodhuesve dhe përpunuesve në industrinë e qumështit,
33. Kërkesa e kryetarit të Komunës së Prishtinës për dhënien e pëlqimit për rinovimin e sheshit "Adem Jashari" në Prishtinë,
34. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës,
35. Propozimi i GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare.
Kuvendi mban sot mbledhjen plenare
Mbledhja plenare e radhës e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbahet sot ku pritet të shqyrtohen një sërë projektligjesh, raportesh e rekomandimesh.
Në mbledhjen e sotme, pas pikave të rëndomta të mbledhjeve të rregullta plenare: kohës për deklarime jashtë rendit të ditës dhe kohës për pyetje parlamentare, Kuvendi do të vazhdojë punën konform funksionit të tij ligjvënës.
Kështu, fillimisht, pritet të shqyrtohen dy projektligje që kanë të bëjnë me ratifikimin e dy marrëveshjeve ndërkombëtare: Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut dhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e Bashkëpunimit për Zhvillim: “KSV/018: Mbështetje Institucionale dhe Teknike për Sistemin e Furnizimit me Ujë në Rajonin e Mitrovicës”. Më pas, deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë 11 projektligje:
Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjet nr. 03/L-221, nr. 04/L-116 dhe nr. 04/L-194, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-042 për prokurimin publik të Republikës së Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-237,
Projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, Projektligjin për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, Projektligjin për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për lirinë fetare në Kosovë, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Projektligjin për Mjekësinë Ligjore, Projektligjin për patentë shofer, Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës dhe
Projektligjin për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë.
Për herë të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohet Projektligji për letërnjoftimin dhe Projektligji për sigurimet.
Puna e Kuvendit do të vazhdojë me zgjedhjen e një anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, shqyrtimin e rekomandimit të Komisionit të posaçëm për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, emërimin e kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas.
Në rend dite të kësaj mbledhjeje të Kuvendit, do të jenë edhe pesë raporte. Kështu, deputetët do të shqyrtojnë raportin e Komisionit për Punë të Jashtme për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin Konsullor, të misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës, raportin e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2014, raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015, raportin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për personat e verbër, si dhe raportin vjetor financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014.
Mbledhja do të vazhdojë me shqyrtimin e rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Integrimeve Evropiane për vitin 2014, rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit të performancës për mirëmbajtjen dhe servisimin e veturave zyrtare, si dhe raportit të auditimit të pasqyrave financiare për Ministrinë e Administratës Publike, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës për vitin 2014, rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014, si dhe rekomandimeve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me pozitën aktuale të prodhuesve dhe përpunuesve në industrinë e qumështit.
Deputetët do të shqyrtojnë, gjithashtu, kërkesën e kryetarit të Komunës së Prishtinës për dhënien e pëlqimit për rinovimin e sheshit “Adem Jashari” në Prishtinë dhe pritet të formohet Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.
Pikë e fundit e rendit të ditës do të jetë propozimi i GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare.(bota sot)