Kosovë, qeveria dërgon në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të saj, ka votuar për të dërguar në Kuvend, aneks-marrëveshjen për rishikim dhe korrektim të kufirit me Malin e Zi që përfshin Kullën dhe Qakorrin.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se kjo është arritje për Kosovën dhe rezultat i përbashkët i të gjithëve.

“Kështu respektohet territori i Kosovës dhe parlamenti nesër duhet të jetë unik”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Kam përgëzuar Kosovën për këtë marrëveshje të arritur. Kosova po tregon zotësinë e saj institucionale që të gjitha temat e vështira në tavolinë t’i zgjidhim duke respektuar popullin. Kjo marrëveshje si e tillë meriton aprovimin. Ky është dakrodim institucional dhe si të tilla e kemi para vetes. Uroj gjithë Kosovës të gjithë ata që këtë të arritur e shohin në kuadër të mundit dhe sakrificës”.

Qeveria në fund aprovoi deklaratën e përbashkët të ankes-marrëveshjes, për rishikim dhe korrektim të kufirit në Cakorr dhe Kullë.

SHKARKO APP