Kosovë – Shqipëri, një gjuhë, por nuk merremi vesh!?

Prej pothuajse një dekade në Ballkan ka dy shtete shqiptare, Shqipëria dhe Kosova. Por lidhjes shpirtërore

mes dy vendeve nuk përgjigjet i njëjti bashkëpunim mes dy shteteve. Këtë e konfirojnë edhe dy ambasadorë, ai i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Syl Ukshini, të cilët ishin të ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi që transmetohet në RTSH!

Në fushat ku nuk ka “angazhimi” qeveria, bashkëpunimi ka ecur mjaft mirë, si në sport, kulturë, media. Aty ku “punon” qeveria bashkëpunimi ka mbetur tek “abetarja” e klasës së parë.

Konstatimit të gazetarit Dervishi se në nivele të larta është ndezur drita jeshile, ndryshe nga nivelet e poshtme ku ka dritë të kuq, ambasadori Minxhozi i përgjigjet se kjo vjen për shkak të mungesës së profesionalizmit, administrata e dobët për të kaluar disa probleme. “Në mbledhjen e ardhshme do të shikohet mundësia e intensifikimit të standarteve mes Shqipërisë dhe Kosovës” tha zoti Minxhozi.

Ndonëse shkëmimet tregtare mes Shqipërisë e Kosoves kanë shënuar rritje vit pas viti, duke arritur në vlerën e 200 mln eurove, ato mbeten më të vogla se shkëmbimet e Kosovës me Serbinë. Një ndër çështjet që do të diskutohet në mbledhjen e qeverive të dy vendeve në 27 nëntor është edhe pika e përbashkët doganore në portin e Durrësit.

Ambasadori kosovar Syl Ukshini tha se është i mjaftueshëm shfytëzimi i kapacitet të portit të Durrësit. “Rruga e Kombit ka mbetur në Milot. Deri në Tiranë ajo rrugë bëhet nganjëherë 2 orë” tha zoti Ukshini. “Porti egziston, por kjo pjesë e rrugës duhet të finalizohet” shtoi ai.

Pavarësisht vështirësive, të dy ambasadoret e shohin me nota pozitive të ardhmen e marrëdhënieve Shqipëri- Kosovë. “Ne jemi sot tek gota gjysëm plot. Mbledhjet që janë zhvilluar me dy qeverive kanë patur uje, por kanë patur dhe shtytje” tha ambasadori Minxhozi.

“Unë mendoj se disa procese po ecin më shpejt se politika. Ajo duhet ti ndjeki me hapa dhe procese të caktuara” tha ambsadori Ukshini.

Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit mbetet sfida kryesore e dy qeverive, bashkë me integrimin europian.

SHKARKO APP