Kosovë-Shqipëri/ Qeveritë homologe në marrëdhënie të ngrira për Nish-in

Shqipëri-Kosovë marrëdhënie të ngrira pas vendimit të Ramës që të takohet me kryeministrin serb Vuçiç, edhe për problemet e Kosovës. Pas vizitës së zv presidentit amerikan Xho Bajden në Beograd iu bë një jehonë e madhe takimit të kryeministrit serb dhe atij shqiptar ditët e ardhshme në Nish. Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, i tha zv/presidentit amerikan se brenda një muaji “do ta mirëpres kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama”, por edhe liderë të tjerë nga Kosova, pa saktësuar për kë bëhet fjalë…”.

Pikërisht këtu fle lepuri. Sepse qeveria e Kosovës nuk do ti bashkohet takimit propogandistik të dy liderëve. Një zyrtar i lartë në Prishtinë tha ekskluzivisht për Lapsi.al, se qeveria e vendit të tij do ta bojkotojë këtë takim. ‘Madje – tha ai- ne nuk do të marrim pjesë as me zyrtarë të nivelit të ulët”.

Arsyeja që kosovarët do të bojkotojnë këtë takim që e shohin si propogandistik dhe më shumë në favor të imazhit të dy liderëve është fakti se në të do të flitet edhe për rrugën Merdare (kufiri Kosovë-Serbi)- Nish për të cilën Beogradi po financohet nga projektet për Ballkanin. Në Prishtinë nuk e kuptojne dot lehtë se çdo Tirana në këtë projekt, por ky ndoshta është vetëm sebepi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Prishtinë po e shohin gjithnjë e më shumë me xhelozi protagonizmin e Ramës në marrëdhënien me Vuçiçin dhe shfaqjen që ata duan të japin për ndërkombëtarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa për njërin krah të qeverisë së Kosovës, atë që rrjedh nga LDK-ja, është traditë që nga koha e presidentit të ndjerë Rugova politika kostante e mospërzierjes së Tiranës në diplomacinë e Kosovës dhe sidomos përsa i përket marëdhënieve me Serbinë, duket se në këto qëndrime po afrohen edhe PDK-istët e Hashim Thaçit.

Kjo klimë e përgjithshme si dhe protagonizmi i përballueshëm i Ramës për të luajtur rolin e të vetmit interlokutor shqiptar në Ballkan duket se e kanë shtyrë qeverinë dhe presidencën e kosovës për ta bojkotuar në unison takimin e Nishit.

Pra Edi Rama do shkojë në takim të flasë për investimet në Kosovë! Kjo e ka tërbuar Prishtinën zyrtare e cila ka vendosur ta bojktojë takimin e reklamuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?