Kosovë/ Shtatë të vdekur dhe 337 raste të reja me COVID-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit shtatë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 dhe 337 raste të reja.
Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.318 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Numri total i rasteve pozitive është 20.179 raste nga 95.774 persona të dyshimtë me Covid-19 dhe 688 raste të vdekjes.
Po ashtu janë shëruar 91 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.611 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.880.