Kosovë, teste për virusin edhe në rrugë

“Për të qenë sa më afër qytetarëve, për t’i testuar për Covid 19, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është vendosur gjatë së martës për të vazhduar edhe të mërkurën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Kjo iniciativë e IKSHP-së është mirëpritur nga qytetarët të cilët me t’u informuar nga mediat kanë krijuar radhë të gjata pritjesh për testim. Disa prej tyre kanë kërkuar që kjo iniciativë të rritet, dhe tendat e IKSHP-së të vendosen edhe në lokacione të tjera.

Drejtori i institutit, Naser Ramadani në një deklaratë për Top Channel ka treguar se testet do t’u bëhen të gjithë qytetarëve të interesuar me apo pa simptoma.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ramadani po ashtu ka treguar se gjatë muajit janar do të bëhet hulumtimi i parë në vend mbi numrin e qytetarëve që kanë kaluar infeksionin dhe cilat grupmosha kanë qenë më të prekura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë ka rënë, gjatë ditëve të fundit, derisa vaksinat e para pritet të arrijnë brenda tre muajve të ardhshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?