Kosovë, vaksinat kundër Covid-19 do të jepen falas

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës është në rrugën e duhur për sigurimin vaksinave kundër Covid-19.

“Jemi në hapa konkret dhe që mendojmë të realizueshme nëse vaksina hidhet në përdorim që edhe ne do ta sigurojmë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 13 viktima dhe 99 raste të reja infeksioni.

Numri total i rasteve pozitive është rritur në 12.547 që prej fillimit të pandemisë kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi ka shkuar në 480.

SHKARKO APP