Kosovë, valë arrestimesh të deputetëve që kërcënojnë prokurorët

Policia e Kosovës ka ndaluar deputetin e AAK-së, Shkumbin Demaliajn, për shkak të deklaratave kërcënuese të bëra  ndaj ish-prokurorit, Elez Blakaj. Deputeti Demalija u arrestua me urdhër të prokurorit Rexhep Maqedoncit. Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Pas ngritjes së akuzës ndaj Demalisë si anëtar i komisionit për verifikimin e listave të veteranëve dhe publikimit të listës me veteranët mashtrues në të cilën ndodhej edhe emri i babait të tij, deputeti filloi fyerjet dhe kërcenimet ndaj ish-Prokurorit Elez Blakaj, shkruajnë mediat kosovare.

Në një intervistë në Televizionin Publik të Kosovës, Demalija ka thënë se do të merret privatisht me ish-prokurorin Blakaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse shteti nuk bën kërkesë që ai (Blakaj) të kthehet në atdhe për t’u gjykuar për shantazhin që i ka bërë opinionit, prokurorisë, nga unë do të ndiqet privatisht, nëse shteti nuk merr masa për ta ndjekur”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?