Kosovë, vdes në mbledhje anëtari i partisë së Pacollit

 

Një incident i tmerrshëm ka ndodhur sot në Kosovë. Anëtari i Këshillit të Komunës së Gjakovës, Gent Olloni, anëtar i partisë së Behgjet Pacollit, ka ndërruar papritmas jetë.

Olloni ka ndërruar jetë gjatë një mbledhjeje si pasojë e një infarkti të papritur në zemër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj tij menjëherë, aty në sallë, kanë ndërhyrë asamblistët Jeton Vorfi (AKR) dhe Luan Golla (LDK) me profesion mjek, për t’i dhënë ndihmën e parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas është thirrur ambulanca. Pas arritjes në ambulancë Olloni ka ndërruar jetë. Këtë e ka konfirmuar për Kallxo.com edhe mjeku kujdestar i emergjencës, Afrim Dervishi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?