Kosovë/ Voton kryetarja e KQZ, apel qytetarëve:Respektoni masat anti-COVID
Në Kosovë prej orës 07:00 të mëngjesit ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare.
E para që ka votuar, njoftohet se ka qenë Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. Menjëherë pas votimit, Daka u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës, duke respektuar gjithashtu edhe masat anti-Covid.
“Unë posa e kryva obligimin tim . SI kryetare mund të konfirmoj se KQZ’ja ka përfunduar të gjitha përgatitjet për këtë ditë. Sot KQZ’ja do të bëjë monitorimin e mbarvajtjeve të zgjedhjeve. Ftoj qytetarët të respektojnë të gjitha rregullat e pandemisë dhe ta ushtrojnë të drejtën kushtetuese. I ftoj të gjitha subjektet politike që gjatë ditës të respektojnë të gjitha rregullat e KQZ-së”, ka thënë Daka.