Kosove/Kjo është zgjidhja e ngërçit politik, sipas Leonard Kërqukit

Kryeredaktori i Gazetës Express, thotë se është koha që akterët e Bllokut të ulen në një tryezë dhe të flasin për pozitën e kryeministrit.Në një intervistë për RTK’në, Kërquki thotë se tashmë në lojë nuk është pozita e kryeparlamentarit.

“Logjika e thotë që duhet të ketë edhe një marrëveshje mes akterëve kryesorë të Bllokut pra që të flitet edhe për pozitën e kryeministrit. Pra nuk mund të thuhet se është në lojë edhe pozita e kryeparlamentarit, tani flitet vetëm për pozitën e kryeministrit”, ka thënë Kërquki.

Ai mendon se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje dhe se java që po hyjmë është përfundimtare për t’i dhënë fund krizës politike.

“Nuk besoj se do të shkojmë në zgjedhje. Besoj që java që po hyjmë është vendimtare për zgjidhjen e krizës. Besoj që partitë duhet me u ulë bashkë edhe me negociu një gjë, që është emri i kryeparlamentarit të ri”, ka thënë veç tjerash Kërquki.

Shenim: Web i gazetes “Express” eshte web me i lexuar nder web shqiptare

SHKARKO APP