Kosovën donin që ta ndanin, ja dyshimet

Derisa aeroplanët e NATO-s po vazhdonin fushatën ajrore të bombardimeve mbi caqet e forcave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë, kurse Ushtria ÇLirimtare e Kosovës po zhvillonte beteja të parreshtura, diplomacia botërore, përfshirë edhe Rusinë, po bënte përpjekje t’i jepte fund luftës në Kosovë.

Marrëveshja, apo plani i paqes, iu prezantua udhëheqjes së ish-RFJ-së më 2 përkatësisht 3 qershor 1999, nga ana e Presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari (Kudhra), dhe nga Viktor Chernomyrdin (Çekani), përfaqësues special i Presidentit të Rusisë.

Procesi i bisedimeve kaloi në dy faza. Në ditën e parë 2 qershor palët njoftuan zyrtarët jugosllavë me dokumentin, shkruan Besim Qeriqi në pjesën e gjashtë të serisë Marrëveshjet diplomatike dhe dyshimet për planin e ndarjes së Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

John Norris, citon bisedën e zhvilluar midis negociatorëve dhe udhëheqësit jugosllavë, sipas tij, që në fillim Milosheviqi akuzoi NATO-n si një agresore, e cila ka vrarë civilë të pafajshëm…, këtë e arsyetonte në mosbesimin ndaj Aleancës Perëndimore, ngase, sipas tij, qëllimi i tyre është që t’i largojnë serbët dhe ta okupojnë Kosovën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë rast, Ahtisaari kundërshtoi, duke theksuar se “kjo është arsyeja pse është vënë si kusht për praninë e trupave ruse, për të cilën SHBA-ja dhe NATO-ja kanë dakord me të”. (“Collsione Course”, J. Norris, fq. 18). Me gjithë mospajtimet, siç shkruajnë Çërnomërdin dhe Ahtisaari në kujtimet e tyre, takimi kaloi “çuditërisht mirë” ku Milosheviçi, siç theksojnë ata, u soll tërë kohën shumë njerëzishëm dhe me dinjitet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?