Kostumi i kryeministrit zbut Albin Kurtin, bën veprimin që kishte refuzuar prej vitesh
Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka bërë publike aktivitetet që do të mbahen ditën e Pavarësisë së Kosovës, ku spikat fakti se kryeministri Albin Kurti do të shkojë të vendosë kurora me lule tek varri i Ibrahim Rugovës.
Këtë gjë ai kishte refuzuar ta bënte prej vitesh me argumentin se do të shkonte atje kur të donte vetë dhe jo pse ia kërkonin nga LDK.
Së fundmi, Kurti është bindur me sa duket pasi veshi kostumin e kryeministrit duke shkuar tashmë tek varri i Ibrahim Rugovës.
“Do të fillojmë në ora 08:00 me ngritjen e flamurit, të pranishëm do të jenë dy udhëheqësit shtetërorë dhe komandanti i FSK-së.
Vendosja e kurorave në kompleksin memorial “Adem Jashari”. Vendosja e kurorave të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Vendosja kurorash te varri i veprimtarit Adem Demaçi dhe në seancën solemne të Kuvendit ku do të flet kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani”, ka deklaruar Abazi.
Ai ka thënë se pastaj te kazerma e FSK-së do të marrin pjesë me kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.
‘Pastaj do të bëjmë vizitën te kazerma e FSK-së, ku do të ju drejtohen pjesëmarrësve krye kuvendarja dhe kryeministri.
Më vonë do të ketë nëj pritje shtetërore nga presidenti për 12 vjetorin. Deri në pjesën e fundit do të jenë prezent gjatë gjithë kohës kryetarja e Kuvendit dhe kryeministri. Presidenti vjen me vonesë në aktivitetin e fundit që do të mbahet. Nuk do të ketë parakalim të trupave të FSK-së”, tha Abazi në lidhje me aktivitetet.