Kotzias: Greqia nuk është e gatshme ta njohë Kosovën

Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij grek, Nikolaos Kotzias kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media.

Thaçi ka vlerësuar shumë vizitën e Kotzias duke thënë se kjo është një rrugë e mirë drejt bashkëpunimit më të thellë me shtetin grek.

Ministri ka ftuar të gjithë investitorët grekë dhe investitorët tjerë të investojnë në Kosovë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikolaos Kotzias, theksoi përkrahjen e Greqisë për proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë ato të sigurisë, duke shprehur bindjen se këto procese do t’i shërbejnë stabilitetit në rajon, njofton Klan Kosova.

Kotzias është shprehur se kanë vendosur që në Athinë të hapet një zyre të Kosovës e cila do të jetë një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

Sipas tij, kjo nuk do të thotë se Greqia është e gatshme ta njohë Kosovën ndonëse e vlerëson rrugën e shtetit të Kosovës drejt Bashkimit Europian.

SHKARKO APP