KQZ nxjerr shifrat: Deri në 19:00 në zgjedhjet e Kosovës votuan mbi 46% e qytetarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë raporton se pjesëmarrja deri në orën 19:00 në zgjedhje ka qenë 46.73% të votuesve.

780 mijë qytetarë nga 1.8 milionë që ka Kosova kanë votuar, teksa votimi nuk është përmbyllur ende pavarësisht orarit pasi ka dhe qytetarë që presin në radhë.

Një tjetër përditësim pritet më tej, pasi kjo nuk është pjesëmarrja totale në zgjedhje.

SHKARKO APP