Krasniqi: Isa dhe Hashimi nuk mund të shesin Kosovën


Politika dhe politikanët e Kosovës, ashtu si dhe në vendin tonë janë në një arenë konfliktesh të një pas njëshme, e që nuk po japin zgjidhje problemit. Në protestën e radhës në Pejë opozita bën thirrje për anulimin e marrëveshjes të Asociacionin të Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Këtu duhet të kujtojmë se disa ditë më parë, opozita protestoi në Gjakovë dhe në Gjilan. Në sheshin kryesor të Pejës janë mbledhur me dhjetëra banorë që mbështesin politikanët në nismën e tyre për anulimin e këtyre marrëveshjeve, që sipas tyre po e dëmtojnë vendin.

Në fjalën e tij, deputeti i opozitës Jakup Krasniqi është shprehur se: "Ne opozitarët e bashkuar jeni më Pejën e bashkuar, këtu për të rrëzuar këtë marrëveshje. Kjo qeveri po e rrëzon vendin tonë dhe po kërkon të na imponojë këtë të keqe, e që Isa Mustafa dhe Hashimi janë bërë bashkë për të rrënuar këtë brez të ri. Ne nuk mund të jeni serb në komunat tona, ne i themi jo Zajdanicës. Nëse Hashimi dhe Isa kanë dëshirë të falin prona, të falin pronat e tyre jo të popullit. Këta kanë qeverisur keq, dhe ju të nderuar qytetarë kërkojnë dorëheqjen e tyre. Këto po sjellin vetëm fatkeqësi për vendin tonë, ata duhet të largohen nga Kosova".

Protesta po vazhdon ende në këto momente dhe politikanët e opozitës dhe mbështetësit e tyre po mbajnë qëndrime dhe fjalime kundër këtyre marrëveshjeve dhe kërkojnë rrëzimin e qeverisë aktuale.

 

Redjon Shtylla

SHKARKO APP