Krasniqi: Kosova po udhëhiqet nga gjarpërinj
Ish-kyeparlamentari Jakup Krasniqi kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka komentuar zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës.
Krasniqi postimit të tij ia ka bashkëngjitur edhe disa fotografi gjatë momenteve të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend duke thënë se me fotografi të tilla do të prezantohet Kosova, përderisa sipas tij do të udhëheqet nga gjarpinj, hardhuca e mijë.
Ai njëherit ka thënë se Opozita duhet ta ndryshojë strategjinë e saj të veprimit, njofton Klan Kosova.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të tij:
Këto fotografi po e prezentojnë Kosovën
Me gjasë kështu do të jetë, përderisa vendi do të udhëheqet nga Gjarpinj, hardhuca e mijë, të cilët po e “nderojnë” shtetin me Këto pamje tronditëse.
“Me ferida që faqe ndërrojnë,
Dje shanin e sot lavdërojnë”.
Kosova para nuk mund të shkojë, Këtu mjerimi do të sundojë!
Opozita duhet të ndryshojë strategjinë e sajë për veprim.
Kuvendi nuk është vendi për ndryshim. Ky është mësimi që duhet të nxjerrin sot partitë opozitare.