Krasniqi: Pa konsensus nacional s’duhet të vazhdojnë bisedimet me Serbinë
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi deklaroi se pa konstituimin e institucioneve të reja nuk do të duhej të vazhdonin bisedimet me Serbinë. Ai ka theksuar se Kuvendi i Kosovës është vendi i vetëm ku duhet të merret vendimi për vazhdimin apo ndërprerjen e procesit të dialogut.
Krasniqi ka thënë për “Epoka e re” se pa arritjen e një konsensusi nacional, bisedimet e Brukselit nuk do të duhej të vazhdonin. Sipas tij, Kosova në këto bisedime duhet të përfaqësohet nga një ekip gjithëpërfshirës, në të cilin do të merrnin pjesë të gjitha partitë parlamentare.
KOHA JONË SONDAZH

