Krerët e opozitës: Do të qëndrojmë në shesh deri në rrëzimin e Qeverisë
Kryetarët e partive opozitare kanë dalë sot në një konferencë për media para Teatrit Kombëtar në Prishtinë ku kanë bërë të ditur fillimin e protestës ndryshe nga herat tjera.
Partitë opozitare AAK, Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë paralajmëruar se që nga sot do të protestojnë ditë e natë para Qeverisë dhe Kuvendit.
Ramush Haradinaj, Visar Ymeri dhe Fatmir Limaj kanë deklaruar se nga sot fillon një epokë e re dhe se do të qëndrojnë këtu deri në rrëzimin e Qeverisë.
Ymeri:“Kjo që do ta ndërtojmë në shesh do të jetë si infrastrukturë e cila do t’i shërbej protestës, posaçërisht për protestën e së shtunës”.
Limaj:“Ftoj që të na bashkohen, në mënyrë paqësore. Kjo është rruga për kalimin në fazë tjetër.Ky regjim jo që po reflekton, por po vazhdon me shtypje. Prandaj sot po kalojmë në fazën e kundërshtimi të përhershëm, deri në largimin e këtij regjimi antikushtetues”.
Ndërkohë në hapësirat përreth objekteve të institucioneve vërehet një numër i shtuar forcash policore.
Po ashtu policia është vendosur në çdo cep të shesheve të kryeqytetit.