Kreu i NATO-s: Ruajtja e sigurisë në Kosovë, faktor kyç për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg, ka folur për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës.

Ai ka thënë se siguria në Kosovë është faktor kyç për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

“Ruajtja e një mjedisi të sigurt në Kosovë është faktor kyç për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ju luani një rol thelbësor për sigurinë tonë”, ka thënë ai.

Më tej sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, theksoi se përballë krizës më të madhe të sigurisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, NATO është përgjigjur me forcë dhe unitet.

SHKARKO APP