Kreu i PDK, Kadri Veseli: Nuk fituam. Kalojmë në opozitë

Kreu i PDK-së së Kosovës, Kadri Vesli ka pranuar humbjen në zgjedhje. Në një deklaratë për mediat, ai deklaroi se qytetarët vendosën që Partia Demokratike e Kosovës të kalojë në opozitë.

Veseli kandidonte për postin e kryeministrit. PDK mori rreth 22% të votave. Deklarata e Veselit tregon përgjegjshmëri dhe është një qëndrim jo i zakontë për politikën tonë në Tiranë.

“Kemi punuar shumë që t’i punojmë këto zgjedhje, por nuk fituam. Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë. PDK-ja do të kalojë në opozitë. Por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombit dhe popullit”, ka thënë Veseli.

Ai ka falënderuar anëtarët dhe aktivistët e PDK-së për fushatën. “Kemi ndarë momente të jashtëzakonshme bashkë,. Anëtarëve dhe aktivistëve u them ndjehuni krenar me punën tuaj, se edhe unë ndjehem krenar me ju. Besimi im në ju është i palëkundur”, ka thënë Veseli.

Ai është larguar pa pranuar pyetje nga gazetarët. Gati 4 orë pasi janë mbyllur vendvotimet ai ka pranuar humbjen, por nuk ka uruar fituesit e këtyre zgjedhjeve. Kujtojmë se Vetëvendosje dhe LDK-ja janë në garë për vendin e parë.

SHKARKO APP