Kreu i Vatikanit,Papa Françesku do të vizitojë Kosovën në 2016

 

Papa Françesku pritet të vizitojë Kosovën në vitin 2016. AFP shkruan se disa burime në Vatikan e kanë konfirmuar vizitën e Atit të Shenjtë. Edhe pse Vatikani nuk e ka njohur Kosovën si shtet, burimet e mësipërme i thanë AFP –së se Kosova do të jetë në mesin e destinacioneve të udhëtimeve të Papa Françeskut për 2016 –ën. Në plan janë edhe Armenia, Polonia, Argjentina, Franca e disa shtete të tjera.

SHKARKO APP