Kreu i Vetëvendosjes Tiranë: Jemi të përgatitur për çdo skenar me LDK. Padia ndaj Haradinajt? Rama duhet ta rishihte

Kreu i Vetëvendosjes Tiranë, Bojken Abazi ka analizuar politikën kosovare, marrëdhënien Kosovë- Serbi, fatin e koalicionit qeverisës në Kosovës si dhe zhvillimet më të fundit në Rajon si i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News 24.

Abazi ka konfirmuar edhe një herë zërat nga Kosova, se Glauk Konjufca nuk do të japë dorëheqjen për të plotësuar kërkesën e LDK-së. Madje ai thotë se nuk përjashton asnjë skenar që mund ta çojë Vetëvendosjen në Kosovë sërish para elektoratit në zgjedhje, apo dhe në opozitë nëse LDK formon qeveri me AAK dhe NISMA-n, ashtu siç i ndodhi partisë së Albin Kurtit 2 vite më parë edhe pse doli e para në zgjedhje.

Por Abazi thotë se nëse LVV shkon në zgjedhje përsëri do të marrë më shumë vota se ç’mori në tetor të 2019 pasi sondazhet tregojnë çdo vit që është një forcë politike në rritje.

Sa i përket taksës ndaj Serbisë, Bojken Abazi thotë se ajo do të hiqet nga qeveria e Albin Kurtit nëse do të vendoset marrëdhënia e reciprocitetit me Serbinë. Kreu i Vetëvëndosjes Tiranë thotë se taksa e Haradinajt nuk është politikë e Kurtit por që nuk do të hiqet pa u vendosur reciprociteti, dhe kjo do të vendoset me kushtet që do t’i vendosë Kurti Serbisë, ndër të cilat janë kërkimi i faljes për gjenocidin, tërheqjen nga lufta për mosnjohjen dhe disa pika të tjera.

Abazi i ka dalë në krah Haradinajt sa i përket padisë për shpifje që i ka bërë Rama në Gjykatën e Prishtinës. Bojken Abazi shprehet se përpara se të bënte këtë padi, Rama duhet ta rishihte situatën dhe më parë do të bënte mirë të padiste Serbinë për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Serbisë dhe ta depozitonte në të gjitha organizatat ndërkombëtare që Shqipëria është pjesë ndërsa Kosova ende jo.

” Fati i koalicionit qeverisës në Kosovë?

Do të doja ta nisja pikërisht nga afatet dhe periudha. Zgjedhjet u mbajtën në 6 tetor dhe LDK me të cilën LVV është përpjekur të bëjë koalicion ka refuzuar të ulet në tryezë para se të certifikoheshin zgjedhjet në fund të nëntorit. Në fund të dhjetorit, më 24 u mblodh për herë të parë Kuvendi në seancën konstituive të thirrur nga Presidenti Thaçi.

Nuk ka qenë përgjegjësi i Vetëvendosjes deri në fund të dhjetorit për arritjen e koalicionit pasi nuk mundej.

Vetëvendosja dorëzoi emrin e mandatarit tek Presidenti këtë janar. Nga e hëna ka një afat 15 ditor që të mblidhet Kuvendi. Java e parë e shkurtit do të tregojë nëse do të bëhet koalicioni apo jo.

Deri në 26 dhjetor LVV ka bërë të gjitha përpjekjet për një marrëveshje, duke bërë shumë ndryshime. I vunë mundësinë LDK- së të zgjidhnin të parët ministritë, u nda qeveria 50%.  Madje dhe kryeparlamentarin i cili me Kushtetutë i takon LVV iu ofrua pikërisht LDK-së.

LDK këto i refuzoi të gjitha dhe LVV zgjodhi Glauk Konjufcën për kryeparlamentar.

Kemi qenë në bisedime me LDK, programin 30 faqësh. Nuk u ra dakord për kërkesat, donte gjysmën e qeverisë, e para, kryeparlamentarin edhe Presidentin.

Ne kërkuam një emër, pasi Presidenti është institucion dhe person dhe LDK hodhi poshtë ofertën tonë për President. Mustafa tha se do na mbështeste për kryeparlamentarin më pas dhe Glauk Konjufca i propozuar nga LVV është kryeparlamentari legjitim.

Ne nuk pranuam deri në 6 janar të ulemi në bisedime, por tani LDK kërkon të dorëhiqet Konjufca. Konjufca ka çliruar Parlamentin nga ish kreu i SHIK, Kadri Veseli.

Konjufca e rrit nivelin e institucionit por ai s’ka bërë asnjë gabim. Haxhi Abdyli i LDK, Fatmir Rexhepi dhe Vjollca Osmani janë shprehur se nuk është e pakapërcyeshme kjo çështje. Ne i kemi propozuar LDK-së që mos vijojnë talljen ndaj Parlamentit por të ketë një ministri më shumë. Ajo 6 ne 5. Në këtë moment jemi

Kemi insistuar dhe jemi votuar për ndryshim ndërsa partitë e tjera kanë qenë në pushet. Ka zëra që LDK do të lidhë koalicione me parti të tjera.

Tani nuk e kuptoj pse bëhen pishman kur e votuan vetë Konjufcën. Nuk funksionon kështu dhe ja kemi shpjeguar publikisht. Kemi dhe disa ditë dhe mund të uleshim në tryezën e bisedimeve. Ja kemi dhënë mundësinë për nëj ministri më shumë. Nëse ata duan presidentin duhet ë japin një emër. LVV dha 5 emra për ministritë, ka qenë transparente. LDK nuk po sillet si një subjekt politik që do të formojë një koalicion.

Mund të ndodhë që s’ka një koalicion mes LVV- LDK. Jemi të përgatitur për ç’do lloj skenari. Nënkryetari i LDK-së tha sot që nuk i nënshtrohet LVV dhe do insistojë për kryeparlamentarin. Kjo është një gjuhë e papërgjegjshme. Ka bërë një deklaratë në kokë të tij.

Kemi insistuar të diskutojmë për Presidentin, një emër konsensual, ose ka LDK një emër. Të dyja nuk na janë sqaruar nga LDK. Aty nuk janë në një linjë brenda partisë. E kuptoj brenda LDK-së që është e vështirë të marrin një vendim. Duhet të kthejnë kokën mbrapa dhe të shohin gëzimin e kosovarëve në tetor 2019 kur u kuptua që opozita kishte fituar.

S’ka kthim mbrapa për zgjedhjet dhe për Glauk Konjfucën. Jemi për kompromiset që mund të bëhen pa shkatërruar institucionet.

LVV do ta paraqesë dhe do ta hedhë në votë Albin Kurtin për kryeministër në Kuvend. Është e rëndësishme të bëhet në koalicion me LDK. Ne prap mund ta çojmë në votim Albin Kurtin kryeministër në Kuvend. Në rast se bie mandatari i Albin Kurtit atëhere Thaçi mund të japë mandatarin tjetër, mund ta bëjë Presidenti, mund ta bëjë subjekti që zgjodhi të parin, kjo mbetet të shihet.

Është një tjetër person që e mban të bllokuar postin e Presidentit, është në fund të karrierës së tij dhe gjithçka mund të ndodhë. Dje e dëgjova nga një përfaqësues e LDK që ishte e hapur për koalicion AAK- NISMA, për të lënë LVV në opozitë. Kjo do ishte një qeveri për të mirëmbajtur kapjen e shtetit.

LDK t’i përmbahen fjalëve që ka thënë. Pasi na sjell më pas në kthimin mbrapa në kohën e PDK-së e cila qëndroi 12 vite në pushtet dhe që kontrollon shumë zona ende në Kosovë prej punësimit në administrata pasi kanë institucionet lokale.

LVV ka fituar zgjedhjet edhe para dy viteve. U bënë 16 parti bashkë kundër LVV. Tashmë kemi dalë prap të parët dhe kemi rritje. Njerëzit po na mbështetsin, një dyfishim tregojnë sondazhet. Nëse shkojmë në zgjedhje fitojmë më me rritje.

Taksa për mallrat serbe?

Nuk kemi ndryshuar qëndrim. Kemi thënë që kur u vendos taksa, bizneset kosovare janë gjetur në moment të papërgatitur. Ajo që propozojmë ne është reciprocitet me Serbinë. Nuk është politika jonë taksa, por s’jemi për heqjen e saj. Me reciprocitet mund të realizojmë një marrëdhënie reale të barabartë dhe konkrete me Serbinë.

Haradinaj nuk e ka hequr taksën, ne do ta hiqnim taksën vetëm nëse vendoset marrëdhënia e reciprocitetit. Do të parashtrojmë kërkesat tona, kërkim falja, tërheqja nga lufta për mosnjohjen etj.

Kjo si qasje është e dështuar që me ardhjen në pushtet e LVV të bëhet analiza e 33 marrëveshjeve të Kosovës me Serbinë. Disa javë mund të harxhohen për të kuptuar çfarë është realizuar dhe çfarë jo.

Marrëveshja për linjën ajrore Beograd- Prishtinë?

Marrëveshja nuk është zbardhur, është e paqartë. Kur të zbardhet dhe ta kemi të qartë do të dalim me një qëndrim.

Vizita e të dërguarit të posaçëm të Trump ëpr marrëveshjen Kosovë- Serbi, Richard Grenell?

Çfarë dimë është që ambasadori Grenell i ka kërkuar Serbisë të ndalojë luftën e saj për tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës.

Serbia ka një kryeministër si Vuçiç që s’ka kërkuar kurrë falje, dhe një ministër si Daçiç ka qenë krahu i Millosheviçit. Shpresojmë që edhe për serbët të ketë ndryshime pasi aty qeveris një kastë e vjetër, Vuçiç ka qenë ministër i informacioni i qeverisë së Sllobadan Millosheviçit.

Ai tha se nuk ndërhyn në politikën as të Kosovë dhe as të Serbisë, por është i interesuar për zhvillimit ekonomik aty.

Padia e Ramës ndaj Haradinajt?

E kemi ndjekur ping- pongun e deklaratave. Nga ana e Ramës si shqiptar do të kisha preferuar të rishihja një padi ndaj gjenocidit të shqiptarëve nga Serbia.

Janë 100 akte kolektive të masakrave paramilitare dhe të Policisë serbe në Kosovë. Për herë të parë u kalua kjo rezolutë në Kosovë. Ja kemi kërkuar Shqipërisë. Asnjë deputet s’e ka ngritur këtu këtë çështje. 15 janari është dita e këtij gjenocidi. Cakaj për herë të parë përmendi termin gjenocid, kjo është një gjë shumë e mirë.

Prandaj Shqipëria duhet të çojë një padi në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku ajo ka qasje dhe Kosova jo. Pra Rama para padisë për shpifje ndaj Haradinajt duhet të shihte disa hapa të tjerë. Madje padia u bë publike dhe e njohur ditën e Masakrës së Reçakut, 15 janari e cila është dita e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Çështja e sigurisë është prioritare në Ballkan pasi Serbia po harxhon 900 milion euro për armatosjen e saj, kurse Shqipëria me Kosovën 300 milion euro. Pra në Ballkan ka një garë për armatosjen kurse këtu ka dy kryeministra që po përpiqen të pastrojnë veten.”- tha Bojken Abazi.

SHKARKO APP