Krijohen “detektivët private” në Kosovë, zbulojnë tradhtitë e çifteve

Shtetasit e Kosovës kanë filluar të kryejnë edhe punë spiunazhi për llogari të burrave, apo grave që dyshojnë në partnerët e tyre. Të tilla biznese po marrin një zgjerim të gjerë. “Kur frika e pabesisë bëhet pjesë e jetës suaj, keni nevojë për përgjigje”, shkruan në përshkrimin e punës një nga dedektivët, i cili ka reklamuar biznesin e tij në “Facebook”, transmeton “Lajmi.net”. Por, nuk është e lehtë ta ushtrosh këtë punë, pasi këta detektivë duhet ta dinë se me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, rrezikojnë burgun, nëse ndërhyjnë në jetën dhe të dhënat private të tjetrit. Neni 2 i këtij ligji saktëson se të dhëna personale janë çdo informacion në lidhje me një person fizik të identifikuar, ose të identifikueshëm (subjekt i të dhënave). Por më shumë se kaq, pika 1. 2 e këtij neni është edhe më specifik që flet për përpunimin e të dhënave personale. “Çdo veprim, ose një sërë veprimesh, të cilat kryhen në të dhënat personale, qoftë me, ose pa ndihmën e mjeteve automatike, siç janë: grumbullimi, regjistrimi, organizimi, ruajtja, përshtatshmëria, ose ndryshimi, korrigjimi, konsultimi, përdorimi, zbulimi përmes transferimit, shpërndarjes, ose mënyrave tjera të vënies në dispozicion, bashkimi, ose kombinimi, bllokimi, asgjësimi, ose shkatërrimi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?