Krimet e luftës, dënohet me 9 vjet burg Oliver Ivanoviç
Kosova E Hënë, 19 Prill 2021 18:40
Gjykata e Mitrovicës, në Kosovë, ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 9 vjet burg politikanin serb Oliver Ivanoviç.
Ivanoviç akuzohej për krime lufte ndaj popullsisë civile, të kryera gjatë luftës së viteve 98-99 në Kosovë.
Ai ka qëndruar në paraburgim që nga janari i vitit 2014 dhe nëse kjo periudhë merret parasysh i bie që të qëndrojë në qeli për 7 vjet të tjera.