Krishtlindja i bashkon të gjithë (Foto)
Në pritjen që u mbajt në Katedralen e Prishtinës,morën pjesë edhe zyrtarët më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës,ambasadorë të akredituar në vendin tonë dhe zyrtarë të tjerë të huaj.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, mori pjesë sot në pritjen me rastin e festës së Krishtlindjes, organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës. Aty ishte edhe kryeministri Isa Mustafa dhe figura tjera te larta.
Presidentja Atifete Jahjaga uroi Ipeshkvin Dodë Gjergji dhe besimtarët për festën. Në pritjen që u mbajt në Katedralen e Prishtinës, morën pjesë edhe zyrtarët më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, ambasadorë të akredituar në vendin tonë dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë si dhe qytetarë të shumtë.