Kriteret e Thaçit për qeverinë e re “provokojnë destabilizim”

Këtë javë pritet të caktohet seanca konstituive e Kuvendit, dhe koalicioni fitues do të zhvilloj një takim me presidentin, Hashim Thaçi, ky takim do të zhvillohet pas mungesës së koalicionit pas zgjedhor me partitë apo deputetët e subjekteve të tjera.

Thaçi ka ftuar në konsulta ditën e hënë, partitë politike që kanë marrë vende në Kuvend për të vendosur datën e seancës konstituive të Kuvendit të legjislaturës së gjashtë.

Nuk dihen ende pjesëmarrësit në këtë takim pasi Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se nuk kanë kërkuar konfirmim prej askujt.

E ndërsa bazuar në deklaratat e tyre pritet në takim të marrin pjesë vetëm partnerët e koalicionit- PDK dhe AAK. Por nuk do të marrin pjesë Lëvizja Vetëvendosje, LDK-ja e as Lista Serbe.

SHKARKO APP