Kriza në Kosovë, Martti Ahtisaari ose Karl Bildt mund të jenë ndërmjetës
Gazeta austriake “Der Standard” shkruan për krizën politike në Kosovë, duke përmendur një seri detajesh si bllokimi i Parlamentit nga ana e opozitës me gaz lotsjellës, Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave serbe dhe rritjen e pakënaqësisë pas arritjes së kësaj marrëveshje nga Kosova dhe Serbia.
“Der Standard” shkruan se për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë, po shqyrtohen emra ndërmjetësues si Marti Ahtisaari, Karl Bildt apo edhe konsulta me Komisionin e Venecias.
Gazeta shkruan se opozita është e shqetësuar me marrëveshjet e arritura në Bruksel nga Qeveria e Kosovës dhe ndihet e përjashtuar nga ky proces.
“Shqiptarët në Kosovë kanë frikë se me marrëveshje, do të lejohet ndërhyrja e Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës”. (gazetaexpress.com)