Kryediplomati grek flet për njohjen e pavarësisë së Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme greke, Nikos Dendias është pyetur nëse Greqia do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Teksa nuk i ka dhënë një përgjigje konkrete pyetjes, kryediplomati tha se puna e njohjes lidhet me vendosjen e raporteve diplomatike mes dy vendeve.
“Nuk është çështje shprese, por çështje e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve”, ka thënë Dendias. Dendias tha se Greqia është e interesuar për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Today’s visit of #Greece FM @NikosDendias to #Kosovo marks a significant step in strengthening our bilateral relations.
🇽🇰🤝🇬🇷 pic.twitter.com/hQCy0io56h
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) October 9, 2020