Kryediplomati: Sheshelin do ta arrestojmë po erdhi në Kosovë
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi ka thënë që nëse Shesheli vjen në Kosovë do të arrestohet nga autoritetet e sigurisë në Kosovë.
“Vetëm që të jemi të qartë rreth kërcënimeve të Sheshelit. Ai asnjëherë nuk do të lejohet të futet në territorin e Republikës së Kosovës. Nëse ai provon, do të arrestohet”, ka shkruar Selimi.
Sheshel dje u shpall i pafajshëm në të gjitha akuzat nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, dhe reagime të njëjta pati edhe nga Kryeministri i kroat, Tihomir Oreskoviç, i cili tha se Sheshel “do të arrestohet nëse futet në Kroaci”.