Kryekomunari i Bujanovcit: Rama t’i qajë Vuçiçit hallet tona

Kryetari i Komunës Bujanovc, Shaip Kamberi, në një intervistë për “Ora News”, tha se ishte takuar me kryeministrin Rama dhe se kishte biseduar me të për çështjet e problematikat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Biseduam me kryeministrin për probleme të shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët e luginës së Preshevës. I thamë se cilat janë sfidat tona”, tha ai.

Kamberi deklaroi gjithashtu se i përmendi kryeminsitrit Rama pikat të cilat ai duhet t’i diskutonte gjatë takimit me Vuçiç për bashkëpunimin mes dy vendve.

“I kërkuam që në takimin që do të ketë me kryeministrin Vuçiç t’i përmendë ato që në kuadër të një bashkëpunimi qëllim-mirë që po tentohet të krijohet mes dy shteteve, të përmendë çështjen e të drejtave të shqiptarëve në luginën e Preshevës. Prekëm problemet e arsimit, zhvillimit ekonomik, pjesërmarrjes së shqiptarëve në institucionet publike”, theksoi Shaip Kamberi.

Vizita mes kryetarit të Komunës së Bujanovc dhe kryeministrit Rama erdhi pas forumit “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Europën Juglindore” të mbajtur në Beograd.

SHKARKO APP