Kryeministri filozof

Nga: Binak Sylaj

Nga statusi i fundit i Kryeministrit në detyrë, Isa Mustafa, kuptova se ka filluar të marrë rrugën e një filozofi e që sipas tij do jetë shumë i suksesshëm. Por, që në fillim bie në kundërshtim me sukseset si një ekonomist, politikan dhe tani edhe si filozof, duke thënë se pret nga një njeri i mençur që të tregoj se si të bëhet një zgjidhje për të kaluar situatën e tanishme politike. E që në anën tjetër çdo herë thirret në veten e tij të “mençur”.

Krijimi i një qeverie të përbashkët mes PAN-it dhe LAA-së është i pa shmangshëm. Këtë e thotë Kryeministri në detyrë Mustafa, sipas filozofisë së tij. Për ti përmbyllur proceset të cilat janë në pritje, demarkacioni, asosacioniet, FSK, liberalizimi i vizave, NATO e tjera duhet që në kuvend të sigurohen 80 vota.

Mustafa thotë se kush e ka guximin të merr vendim për këto çështje, Komandantët, Molotevët, Paqësorët?

Në këtë rast, i bie se një gjë të tillë mund ta bën vetëm Mustafa duke pasur mundësinë, si pjesë e krijimit të qeverisë me PAN-in. Interes i partnerit është përmbyllja e proceseve, kurse interes i Mustafës është që të jetë vendimmarrës në përmbylljen e k’tyre proceseve.

Prandaj krijimi i qeverisë mes PAN-it dhe LAA-së është i pa shmangshëm z. Kryeministër filozof!

SHKARKO APP