Kryeministri Haradinaj nuk pranon kërkesen serbe të komisionerit Hahn

Komisioneri për Zhvillim i Bashkimit Europian Johanes Hahn erdhi sot në Prishtinë. Arsyeja kryesore po del të jetë presioni për heqjen e taksës për mallrat serbe. Por vizita e tij nuk ka arrit që t’ia ndryshoj qëndrimin kryeqeveritarit të Kosovës Ramush Haradinaj për këtë çështje.

Muhabetin me komisionerin Johanes Hahn e nisi me temën e liberalizimit të vizave. Por mysafiri nga Brukseli ia kujtoi të enjten pasdite kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj se kjo çështje është përmbyllur në dhjetorin e kaluar kur pati thënë se Kosova nuk do të ketë liberalizim të vizave deri më 2020, e se tash është vetëm fillim viti.

Mirëpo kryeministri i vendit u shpreh më optimist.

“Ne e kemi përmbush obligimin. Besoj se jemi në dinamikë të re, në dinamikë më të mirë”, tha Haradinaj për Klan Kosovën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hahn ishte më fort i interesuar që të bisedojë për heqjen e taksës për mallrat serbe e boshnjake. Për këtë punë edhe kishte ardhur në Prishtinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

E Haradinaj ia kishte kthyer përgjigjen e njëjtë, sikurse kërkesës së amerikanëve.

“Sa më shpejt që të arrihet njohja, po”, tha Haradinaj. Pra taksa nuk hiqet pa bërë njohjen zyrtare te shtetit të Kosovës.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?