Kryeministri Hoti dhe kabineti i tij nisen drejt Tiranës për mbledhjen e dy qeverive (Foto)

Kabineti i qeverisë së Kosovës është nisur drejt Shqipërisë, për takimin e dy qeverive në Tiranë.

Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, publikon një foto në ‘Facebook’, ku shihet bashkë me kabinetin duke udhëtuar me autobus drejt kryeqytetit shqiptar.

“Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri. Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. #Bashkë”, shkruan Hoti.

SHKARKO APP