Kryeministri Hoti jep mesazhin e prerë: ‘JO’ ndryshim kufijsh dhe shkëmbim territoresh!

Kryeministri i Kosoves, Avdullah Hoti, bëri sot publike prioritet e tij, që nga lufta kundër pandemisë e deri te rimëkëmbjen e ekonomisë.

Ai tha se në plan afatgjatë kabineti i tij u zotua për zhvillim ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, avancimin e demokracisë, luftimin e dukurive negative, veçmas krimit dhe korrupsionit.

Hoti u shpreh se ka marrë përgjegjësinë e plotë që të çojë përpara dialogun me Serbinë bashkë me BE-në dhe SHBA-në.

“Që në ditën e dytë të punës e miratuam Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2020 – 2023! Prioritet i imi mbetet lufta kundër pandemisë nga #COVID19 dhe rimëkëmbja e ekonomisë. Hapi i parë konkret në këtë drejtim është vendimi i marrë sot që t’i kërkojmë Kuvendit të Kosovës tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale, që të mund t’i dalim në ndihmë bizneseve dhe familjeve në nevojë të prekur nga pandemia.

Qeveria që udhëheqi unë merr përgjegjësi të plotë për të çuar përpara dialogun me Serbinë, në bashkëpunim me BE dhe SHBA, duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit.Na priftë e mbara!”, shkruan Hoti ne facebook.

SHKARKO APP