Kryeministri i Kosovës do të takohet me Vucic pasditen e së enjtes
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ndodhet në Bruksel ku nesër pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic. Në prag te rifillimit zyrtar te dialogut mes dy vendeve, shefi i ekzekutivit të Kosovës zhvilloi disa takime me zyrtarë të Bashkimit Europian, përfshirë Komisioneri e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi.
Përveç çështjes së dialogut me Serbinë, në këto takime, u diskutua edhe për ndihmën e Bashkimit europian në procesin e rimëkëmbjes ekonomike si dhe në përballjen me pandeminë e COVID-19.
Sipas njoftimeve nga Brukseli, takimi Hoti-Vucic do të zhvillohet gjatë pasdites së të enjtes. Të pranishëm do të jenë shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell dhe Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.