Kryeministri i Kosovës Hoti pritet nga presidenti francez Macron

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u prit nga presidenti francez, Emmanuel Macron ditën e sotme (7 korrik) në Paris.

Ky takim ndërmjet Hotit dhe Macron, vjen disa ditë, para mbajtjes së një samiti virtual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Samiti virtual, që do të mbahet të premten, më 10 korrik, dhe organizohet nën ndërmjetësimit e presidentit francez, Macron e kancelares gjermane, Angela Merkel. Ky samit, ku merr pjesë edhe Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thuhet se ka për qëllim lehtësimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, më 12 korrik, kryeministri Hoti do të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky takim ndërmjet Hotit dhe Vuçiçit do të shënojë rinisjen e dialogut, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?