Kryeministri i Kosovës paralajmëron miratimin e shpejt të Demarkacionit
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se institucionet në Prishtinë po punojnë në zgjidhjen e problemit të demarkacionit me Malin e Zi”, me qëllim që marrëveshja të miratohet së shpejti.
Në një intervistë me të përditshmen malazeze “Pobjeda”, Mustafa tha se “institucionet e Kosovës po punojnë që të arrijnë një numër të mjaftueshëm, për të miratuar marrëveshjen në Kuvendin e Kosovës”.
Qeveria e Kosovës e tërhoqi nga Kuvendi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, që u nënshkrua në gusht të vitit 2015 në Vjenë në praninë e përfaqësuesve ndërkombëtarë. Mali i Zi ka miratuar marrëveshjen.