Kryeministri kroat reagon pas aksidentit fatal: Shprehim ngushëllimet tona më të thella, jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës

Kryeminstri kroat Andrej Plenkovic ka reaguar pas aksidentit fatal të autobusit me të cilin po udhëtonin rreth 60 shqiptarë nga Frankfurti drejt Prishtinës, i cili u aksidentua në Kroaci.

Plenkovic ka shprehur ngushëllimet më të thella, ndërsa tha se Kroacia u qëndron pranë familjeve të viktimave dhe autoriteteve të Kosovës.

“Me trishtim të madh morëm lajmin për aksidentin e një autobusi në rrugën afër Slavonski Brod, ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresoj që pasagjerët e lënduar të shërohen. Për aksidentin e tmerrshëm, unë fola me Ministrin e Brendshëm, Davor Bozinovic dhe Ministrin e Shëndetësisë, Vilija Beros. Ministri Beroš dhe drejtori i mbrojtjes civile Trut u drejtuan për në Slavonski Brod për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për t’u ofruar kujdes shëndetësor pasagjerëve të plagosur”, ka shkruar ai në Twitter./D.M-kohajone

SHKARKO APP