Kryeministri Kurti merr konfirmimin për KFOR-in në Kosovë, zbardhet biseda me presidentin Macron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një vizitë zyrtare në Pallatin Elize në Paris, ku u prit nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron. Takimi përfshiu një drekë pune dhe u fokusua në forcimin e bashkëpunimit bilateral dhe integrimin evropian të Kosovës.

Presidenti Macron uroi sërish Kurtin për rizgjedhjen dhe mandatin e ri, ndërsa Kryeministri falënderoi Francën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. Në takim morën pjesë edhe Ministri Francez i Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, dhe Konsulli i Përgjithshëm në Strasburg, Lulzim Hiseni.

Diskutimet përqendruan vëmendjen tek roli i NATO-s dhe KFOR-it në Kosovë, si dhe tek misionet e Bashkimit Evropian. Kryeministri Kurti nënvizoi harmonizimin e plotë të Kosovës me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së dhe progresin në 35 nga 38 fusha reformash, sipas raportit të fundit të BE-së. Ai kërkoi mbështetjen e Francës për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe për procesin e integrimit evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, u bisedua për sigurinë e vendit, bashkëpunimin me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse vendore dhe përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, si dhe për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike përmes forumeve të reja biznesi Kosovë-Francë. Takimi konfirmoi përkushtimin e përbashkët për thellimin e partneritetit evropian dhe bilateral ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?