Kryeministri Kurti: Minishengeni Ballkanik është Jugosllavia e katërt dhe në interes të Rusisë

Minishengeni Ballkanik është Jugosllavia e katërt dhe u shërben interesave të Rusisë“, kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, vetëm pak ditë pas përplasjeve me kryeministrin shqiptar Edi Rama, lidhur me këtë çështje.

Ndër të tjera, në një intervistë për KTV Kurti Kurti thekson se partneriteti në Ballkan nuk mund të nisë me Serbinë.

Në formimin tim politik historia është e rëndësishme. Para më shumë se sa një shekulli Rusia cariste ka krijuar aleanca për të shkatërruar dy perandori dhe ia ka dalë. Pas një shekulli, ne duhet të krijojmë një aleancë. Shqiptarët janë në epiqendër, në njërën anë kanë kroatët, e bullgarët, por edhe Sarajevën e Podgoricën. Nëse e vëreni hartën e tendencave sidomos në hartën e Ballkanit, kemi për një partneritet të tillë, por që nuk mund të fillojë me Serbinë. Më duhet të jem i sinqertë se Minishengeni Ballkanik nuk është realitet, më shumë është ide se sa projekt. Për të bashkëpunuar gjashtë vendet e rajonit, ne kemi kornizën e Procesit të Berlinit. Në këtë kuptim edhe nuk ka ndonjë gjë të re. Minishengeni ballkanik ka rreziqet e veta, kam thënë se ai paraqet Jugosllavinë e katërt, të cilën Serbia e do, kjo është intenca e Beogradit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi ka rreziqe përtej atyre buzëqeshjeve. Mendoj se ka qenë shumë më i relaksuar para dy viteve se sa që ka qenë sot, e sot Rama është më i vëmendshëm se sa që ishte para një viti. Intencat e Serbisë që po i shohim sërish në Mal të Zi, janë evidente” pohoi Kurti.

 

SHKARKO APP