Kryeministri Kurti niset drejt Tiranës: I qartë se cila është busulla jonë historike që na tregon udhën e mbarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm është nisur drejt Tiranës, ku do të marrë pjesë në Saminitin e udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor.

Kurti bëri edhe një ndalësë në Prizren për të nderuar ditën e kryengritjes së kombit, përvjetorin e Lidhjes që u mblodh në 10 qershor.

Në një mesazh në Facebook, Kurti shkruan se e “kemi përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë”.

Mesazhi i plotë i Kurtit:

Jemi nisur herët në mëngjes për në Tiranë, ku do të takohemi me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Por sot është data e kryengjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh në 10 qershor 1878 në Prizren.
Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut.
Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë.

 

 

 

SHKARKO APP