Kryeministri Maqedonas në Kosovë, Zaev: Për herë të parë…

Zoran Zaev është bërë kryeministri i parë i Maqedonisë i cili ka vizituar në një vizitë shtetërore Kosovën.

Gjatë ditës së sotme, Zaev ka zhvilluar një takim në Kosovë me kryeministrin Haradinaj, ku është shprehur se Maqendonia dhe Kosova kanë marrëdhënie pozitive, konstruktive dhe bashkëpunim në të gjitha nivelet.

Pas përfundimit të takimit me kryeministrin e Kosovës, Zaev ka shkruar në Facebook se Maqedonia nuk ka çështje të hapura me Kosovën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës kanë marrëdhënie pozitive e konstruktive dhe bashkëpunim në të gjitha nivelet. Jemi këtu për të shkuar një hap para: të hapim mundësi të reja për promovim dhe thellim të marrëdhënieve tona bilaterale. Jam i lumtur që jam kryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë që viziton Kosovën”, ka shkruar ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu ai ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme do të takojë edhe Kryetarin e Parlamentit, Kadri Veselin dhe Presidentin e Republikës, Hashim Thaçin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?