Kryeministri Mustafa: Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, nuk do të ekstradohet në Serbi.

“Të gjitha institucionet kanë bashkërenduar, janë koordinuar me presidentin, kryetarin e Kuvendit, ministritë, përgëzoj edhe organet e sigurisë për punën profesionale”.

Mustafa që këto komente i ka bërë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u ka bërë thirrje partive opozitare, shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në avancimin e demokracisë së vendit, ashtu si edhe në ndërtimin e stabilitetit të vendit.

SHKARKO APP