Kryeministri Mustafa: Mburrem me biografinë time, s’ia heqi asnjë shkronjë

Kryeministri i ri i Kosovës, Isa Mustafa, për herë të parë ka folur për të kaluarën e tij prej komuniste. Ka thënë se nuk ia heq asnjë germë biografisë së tij dhe se mburret me punën që ka bërë në periudha të ndryshme.Sa i përket akuzave, Mustafa ka thënë se ata që po flasin nuk janë larg krimeve.

E disa, sa u përket veprimeve por edhe krimeve të përfolura nuk janë larg tyre.

“Vetit nuk ia fshi as edhe një shkronjë nga biografia ime. I qëndroj mbrapa çdo veprimi dhe çdo pune që kam bërë në të gjitha periudhat dhe mburrem me punën time”, ka shkruar Mustafa.

Një ditë më parë, Akademik Rexhep Qosja ka thënë Isa Mustafa është vrasës sepse ka marrë pjesë në diferencimin e shqiptarëve në kohën e Rrahman Morinës e Milloshevicit.

Qytetarë të nderuar,

Në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës do të përkushtohem me tërë dijen dhe mundësitë e mia dhe të kabinetit qeveritar për ta nxjerrë vendin nga gjendja e rëndë ekonomike dhe izolimi dhe për ta forcuar shtetin ligjor. Kemi shumë për të bërë në hapjen e vendeve të punës, në rritjen prodhimtarisë vendore, në ngritjen e cilësisë së arsimit, në riorganizimin e shëndetësisë, në përkujdesjen sociale për qytetarë që këtë e meritojnë….

Të kaluarën ua lë të merren ata që e kanë bërë profesion të kukasin, të tmerrohen e të lemerisen. Unë nuk do të humbi kohë me ta. Millosheviqin, Rrahman Morinen, Rankoviqin, UDB-en, socializmin e komunizmin, përgjimet, shantazhet, mikrofonat, kamerat, montimet ua le atyre që jetojnë ende me ta dhe kanë dëshirë ti përkujtojnë, sepse i kanë në ADN-në e tyre . E disa, sa u përket veprimeve por edhe krimeve të përfolura nuk janë larg tyre.

Vetit nuk ia fshi as edhe një shkronjë nga biografia ime. I qëndroj mbrapa çdo veprimi dhe çdo pune që kam bërë në të gjitha periudhat dhe mburrem me punën time. Jam ballafaquar hapur me çdo qytetar dhe jam sjellë në çdo rreth si çdo qytetarët tjetër. Çdo gjë që e posedoj, e kam si trashëgimi të familjes sime ose e kam krijuar me punën time dhe të anëtarëve të familjes sime.

Kjo më bën të pavarur që t’i përkushtohem përgjegjësisë të cilën e kam marrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe të punoj për qytetarin e këtij vendi.

(marre nga gazeta Express)

SHKARKO APP