Kryeministri Mustafa në Samitin e Partive Popullore Evropiane

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa merr pjesë sot në punimet e Samitit të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian, pjesëtarë të grupit të Partive Popullore Evropiane (EPP), që zhvillohet në Bruksel, bën me dije zyra e kryeministrit të Kosovës në faqen zyrtare.

Krahas kryeministrit Mustafa, në Samitin e zgjeruar të grupit më të madh të partive në Parlamentin Evropian do të jenë të pranishëm edhe liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk, kancelarja gjermane Angela Merkel, Mariano Rahoj, Viktor Orban, Nicolas Sarkozy dhe krerë të tjerë të partive të djathta evropiane. Temë kryesore e Samitit të zgjeruar të EPP-së do të jetë takimi i radhës i Këshillit të Evropës.

SHKARKO APP