Kryeministri përmbush amanetin e babait të Leonora Jakupit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përmbushur amanetin e fundit të babait të këngëtares së njohur, Leonora Jakupi. Ai i siguroi asaj se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kthimin e eshtrave të Kolonel Ahmet Krasniqit në vendlindje, pasi ra dëshmorë në luftën e Kosovës 20 vjet më parë.

“Pas përfundimit të suksesshëm të rivarrimit të dëshmorëve dhe heronjve nga Polaci në Marinë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kthimin e eshtrave të Kolonel Ahmet Krasniqit në vendlindje. Duke qenë se, dëshmori Qazim Milazim Jakupi, është i varrosur me Kolonel Krasniqin, të bijën, këngëtaren e mirënjohur Leonora Jakupi e sigurova se edhe babai i saj do të prehet në vendlindje, sipas amanetit të tij dhe dëshirës së familjes”, shkruan Haradinaj.

Nga ana tjetër, këngëtarja e ka vlerësuar gjestin e kryeministrit dhe shkruan në rrjetet sociale: “Ai që nderon heronjtë e meriton edhe lirinë që erdhi e ujitur me gjakun e tyre. Në takim me kryeministrin Ramush Haradinaj, njeriun që njeh më së miri peshën e lirisë. Sot (e mërkurë) mora mbështetje dhe premtim që në 20 vjet pas rënies, eshtrat e Babit të kthehen në vendlindje”.

https://www.instagram.com/p/BnEb3sfnvSN/?taken-by=leonorajakupi

SHKARKO APP